Fjetja e rehatshme mund të jetë mjaft e vështirë gjatë shtatzënisë, por nëse ndjeni nevojën e vazhdueshme që të shtriheni, mos e bëni një gjë të tillë.
Këtë ua rekomandon një fushatë e re e parandalimit të lindjeve të parakohshme nga Zelanda e Re, transmeton Gazeta Shneta.
Mbështetur në hulumtimet ndërkombëtare, gratë këshillohen të flenë në krahun e tyre nga java e 28-të, kjo për shkak se fjetja në një pozitë të tillë redukton rrezikun e lindjes së parakohshme të foshnjave deri në 50 për qind.
“The Sleep on Side” është një iniciativë e re nga Universiteti i Auckland-it, organizatës jo-qeveritare “Cure Kids” dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Zelandës së Re, e cila inkurajon gratë që të flenë në krahët e tyre në vend se ta bëjnë gjumin në shpinë, veçanërisht në tremujorin e fundit të tyre.
Pas një dekade studimesh, Prof. Lesley McCowan, kreu i Departamentit të Universitetit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, udhëhoqi studimin për kampanjën e mbështetur në dy studime, të cilët analizuan më shumë se 800 raste të lindjes së mëvonshme apo të hershme./Gazeta Shneta/