Nëse jeni mjaftueshëm i fort dhe i shëndetshëm për të bërë marrëdhënie, atëherë trupi juaj mund të përballojë edhe konsumimin e viagrës. Ky medikament është emri i brendit për citratin sildenafil dhe përdoret për trajtimin e disfunksionit erektim dhe hipertensionit arterial pulmonar.
Burrat me sëmundje të zemrës të cilët janë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike pa pasur simptoma të sëmundjes së rëndë, atëherë mund të konsumojnë edhe viagra, shkruan ‘webmd.com’, transmeton Gazeta Shneta.
Por ata persona që përdorin ilaçe për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së zemrës, të cilët kanë terapi të rregullt, nuk duhet të përdorin viagra. Kjo për faktin se viagra mund të përkeqësojë sëmundjet e zemrës dhe për këtë gjendje ka pasur mjaft raportime për sulme në zemër ose shtrëngime ne gjoks.
Hulumtuesi i sëmundjeve të zemrës Thomas Marwick deklaron se personat me sëmundje të arterieve koronare kanë më shumë të ngjarë të pësojnë sulme në zemër ose dhimbje në gjoks nëse përdorin viagra gjatë marrëdhënieve, sesa ata persona që përdorin vetëm ilaçe për trajtimin e sëmundjes.
Mjekët rekomandojnë burrat që duan të përdorin viagra, ta konsultojnë mjekun paraprakisht për këtë gjë. Hulumtuesit kanë tërhequr vërejtjen se burrat që marrin ilaçe me bazë nitratet, nuk duhet të marrin viagra. /Gazeta Shneta/