Dieta me vaj ulliri mund të rrisë pjellorinë deri në 40 përqind thotë një studim i fundit.
Një grup studiuesish testuan këtë dietë në 100 çifte dhe rezultatet ishin mahnitëse.
Mjekët nga Southamptoni thanë se kishte thuajse dyfishim të lindshmërisë te femrat.
Testi i kësaj diete u bazua në përdorimin e vajit të ullirit në gatim dhe sallatë, një pije të pasuruar me vitaminë D dhe omega-3.
Dieta zgjati për gjashtë jave rresht.
Këta çifte u krahasuan me çifte që gjatë kësaj kohe në vend të vajit të ullirit kishin përdorur vaj tjetër, si vaji i lulediellit apo vaj industrial.
“Vaji i ullirit është i pasur me omega-3 dhe konsumimi i madh i vajit na jep më shumë omega-3. Kjo e fundit bën që embrionet të zhvillohen më shpejt. Ne po vazhdojmë tesimet por nga rezultatet paraprake mund të them që konsumi i përditshëm i vajit të ullirit mund të rrisë lindshmërinë te femrat me 40 përqind”, tha njëri prej mjekëve që morën pjesë në studim.