Një nënë e cila u tha se ajo nuk ka gjasa të konceptoj përsëri pas trajtimit të kancerit, ka zbuluar lumturinë e saj pasi ka lindur një vajzë “mrekulli”.
A.H, 38 vjeç, nga Qarku Durham, u diagnostikua me leuçemi mieloide akute në maj të vitit 2016. Mjekët i tregonin asaj se nëse ajo do të vononte trajtimin për një javë tjetër, ajo do të kishte humbur jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Pas kryerjes së kimioterapisë intensive, gruaja hyri në remision, por u tha se nuk ka gjasa që ajo të jetë ndonjëherë në gjendje të lind përsëri.
Gruaja ngeli shtatzënë në nëntor të vitit të kaluar dhe muajin e kaluar lindi një vajzë të shëndetshme.
“Jam mirënjohëse për kancerin e mposhturdhe për të qenë ende prezente për djalin dhe burrin tim. Sapo pashë testin pozitiv të shtatzënisë, nuk ndalova së qari. Mjekët u tronditën aq shumë, sa që thanë se nuk kishin dëgjuar raste të tilla më parë.”/Gazeta Shneta/