Konsumi i ushqimeve të ngurta tek foshnjat tre muajshe mund t’i ndihmojë ata të flenë më mirë dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre afatgjatë, ka gjetur një studim i madh.
Qeveria britaneze po këshillon nënat që të ushqejnë foshnjat ekskluzivisht me gji deri sa të jenë të paktën gjashtë muaj dhe vetëm atëherë gradualisht t’iu prezantojnë ushqimet solide, transmeton Gazeta Shneta.
Por studimi i ri sugjeron që këshilla është me të meta – dhe sugjeron që foshnjat bëjnë më mirë nëse ushqimi i fortë është dhënë më herët, krahas gjirit.
Ekspertët besojnë se studimi – i financuar nga organet zyrtare, duke përfshirë Agjencinë e Standardeve Ushqimore dhe Këshillin e Kërkimeve Mjekësore – duhet të çojë në një ndryshim në udhëzimet etë ushqyerit e foshnjave, të cilat duhet të ribotohen javën e ardhshme.
Por zyrtarët kuptohet që ngurrojnë ta ndryshojnë këshillën – e cila tashmë është injoruar nga shumica e prindërve./Gazeta Shneta/