Natyrisht se çdo fëmijë e do këtë lloj ushqimi, mirëpo nuk duhet neglizhuar fakti se në vete ka përbërës të cilat mund të jenë të jo-shëndetshme për fëmijën tuaj. Mjekët janë duke u përpjekur t’i parandalojnë prindërit përreth këtij ushqimit.
Një studim i ri tregon se fëmijët që hanë më shumë se 12 salçiçe në muaj rrisin nëntë herë më shumë rrezikun e zhvillimit të leukemisë. Për më tepër, një studim tjetër tregon se fëmijët që konsumojnë salçiçe në një ose më shumë herë në javë i ekspozohen rrezikut të kancerit të trurit, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, jo vetëm fëmijët janë të prekur nga ky ushqim. Etërit që shpesh konsumojnë salsiçe para se të krijohen, e ata që ushqehen me salsiçe para konceptimit, janë më të prirur për ta kaluar kancerin tek fëmijët e tyre. Përveç kësaj, gratë shtatzëna që konsumojnë salsiçe më shpesh mund të kenë fëmijë të cilët do të vuajnë nga një tumor i trurit në të ardhmen.
Nitratet, të cilat janë të pranishem në salsiçe, shkaktojnë të gjitha këto gjendje shëndetësore. Ato përdoren për të parandaluar dëmtimin e ushqimit dhe për ta shtuar ngjyrën në mish./Gazeta Shneta/
Këshillat për të shmangur ushqimet që përmbajnë nitrate:
- Mundohuni të konsumoni më pak ushqime të përpunuara dhe produkte të mishit të konservuara, të tilla si salsiçja dhe sallama.
- Para blerjes së produkteve, kontrolloni etiketat e tyre me kujdes dhe shmangni nitratet e natriumit ose kaliumit, të pranishme në produkte.
- Hani ushqime organike
- Konsumoni dietë të pasur me antioksidantë dhe vitamina C.