Gonorreja, klamidia, herpesi gjenital, lythat gjenitale dhe sifilizi janë disa nga infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të përhapen përmes gojës.
Shkalla e sëmundjeve seksuale të transmetueshme përmes seksit oral është ende në rritje, sipas Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo mund të shkaktohet pjesërisht nga injoranca e njerëzve kur bëhet fjala për përdorimin e mbrojtjes gjatë këtij akti intim.
Me 35% të të gjithë kancereve të fytit që lidhen me HPV, një mjek po inkurajon çiftet që të mbajnë higjienën e tyre orale, duke përdorur pastë dhëmbësh prej qymyr drurit pas aktit.
Dr Bui, nga Qendra Shëndetësore e Universitetit të Teksasit, tha: “Ruajtja e shëndetit të mirë oral mund të parandalojë infeksionin e HPV.”
Pasta e dhëmbëve prej qymyr drurit është bërë popullore kohët e fundit për shkak të vetivetë saj të zbardhjes, por Dr Bui pohon se mund të jetë “një mënyrë e shkëlqyeshme për të vrarë bakteret pa e vrarë gjendjen shpirtërore”.
“Ndërkohë që nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar marrëdhëniet midis shëndetit oral dhe HPV, të gjithë duhet të kujdesen për dhëmbët dhe mishrat e tyre për një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore”, shtoi Dr Bui./Gazeta Shneta/