Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si raste emergjente janë trajtuar 249 pacientë dhe 20 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Mjekët në këtë spital kanë realizuar 11 operacione, shkruan Gazeta Shneta.
Në repartin e gjinekologjisë kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.
342 pacientë kanë bërë në total 5,077 analiza, ndërsa 1 pacientë janë transferuar për në QKUK. /Gazeta Shneta/