Një qytetar që kishte shkuar për të marrë shërbime mjekësore në Spitalin e Gjilanit ka mbetur në pritje, shkaku i krelanës.
Në orën 8:35 të mëngjesit, një person kishte shkuar në spitalin e Gjilanit për të marrë shërbimet e duhura mjekësore, por nuk ka mundur të marrë një gjë të tillë, siç raporton koha.net.
Kjo për shkak se mjekët dhe personeli tjetër mjekësor ishin duke ngrënë një specialitet, që njihet si ‘krelanë’.
Kjo ndodh gjatë orarit të punës derisa pacientët lihen pa shërbime të duhura mjekësore.