Mungesa e mjekëve në ambulantë ndodh vetëm tek ne, sidomos kur korridori është i mbushur me pacientë.
E, një gjë e tillë ka ndodhur në Komunën e Malishevës, ku nuk kishte asnjë mjek që t’i kontrollonte pacientët.
Dhjetëra qytetarë të komunës së Malishevës gjatë ditës së djeshme kanë mbetur duke pritur mjekun në Qendrën e Mjekësisë Familjare në atë komunë.
E gjithë kjo, ngase në kohën e vizitave nuk kishte as edhe një mjek të vetëm për t’i kontrolluar pacientët.
Këta të fundit kanë mbetur për disa orë, madje edhe me fëmijë në krah në pritje të mjekut. Qytetarë të kësaj komune i kanë dërguar Express’it foto të pacientëve duke pritur mjekun.
E ky nuk është rasti i vetëm kur mjekët kosovarë e neglizhojnë punën, dhe gjatë orarit zyrtarë nuk gjenden në vendet e tyre të punës./GazetaExpress/