Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në liqen, në lumë apo në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Kjo mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.
Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë mund të sjellë edhe vdekjen.
“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton për Mirror.
Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celsius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë./Java News/