Punëtorët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës insistojnë në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se është duke bërë reforma në sektorin e shëndetësisë, ku ndër to është edhe rritja e pagave.
Kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi thotë se paga e një mjeku do duhej të jetë e njëjtë me atë të një deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.
Kirurgu Demaçi pohon se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, përafërsisht kryhen tri operacione në ditë. Kjo do të thotë që mjekët kalojnë kohën më të madhe në sallat operative, kurse shpagimi financiar është, siç thotë Demaçi, nënçmues.
“Si ekspertë i lëmisë së caktuar, mjeku duhet paguar jo më pak se një deputet. Këto kanë qenë kërkesat tona. Kushtet ku ne punojmë janë minimale për punë. Ne kemi nevojë që të rregullohen kushtet e punës, dhe jo të jenë jodinjitoze e të punojmë në kushte si para 30 vjetësh, derisa bota mjekësore ecën me hapa të shpejtë çdo ditë. Mjeku mendoj se duhet paguhet karshi nivelit të tij të shkollimit”, tha Demaçi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.