Mjekët gjermanë iu bëjnë thirrje myslimanëve: Jo agjërimit tek fëmijët

2018-05-16 në ora 23:40

Mjekët gjermanë kanë alarmuar prindërit mysliman që të mos i inkurajojnë fëmijët e tyre që të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Asociacioni Profesionist i Pediatërve ka dhënë disa arsye pse agjërimi tek fëmijët mund të jetë jo i shëndetshëm, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

“Sigurohuni që fëmijët dhe adoleshentët të pijnë ujë mjaftueshëm. Poashtu edhe gjatë ditës”, kanë thënë mjekët në një deklaratë zyrtare. Sipas fesë islame, fëmijët e moshës mbi 14 vjeçare janë të obliguar që të abstenojnë nga ushqimet gjatë kohës së përcaktuar të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Fëmijët më të vegjël nuk janë të obliguar, por pediatrit gjerman thonë se shumica e tyre inkurajohen që të agjërojnë. Ramazani sivjet ka ardhur në kohën kur fëmijët janë në përfundim të vitit shkollor dhe sipas mjekëve, agjërimi mund të ketë efekte negative në performancën e tyre në mësim.

“Kemi vërejtur se shumë nxënës nuk janë të fokusuar në mësim gjatë Ramazanit dhe ka shumë prej tyre që vijnë për t’u vizituar pasi kanë dhimbje koke dhe të abdomenit”, kanë deklaruar mjekët. Mjekët nuk janë të vetmit që janë shqetësuar për këtë gjë, pasi edhe asociacioni i mësuesve gjermanë kanë bërë thirrjen e njëjtë. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *