Një fëmijë i porsalindur ishte shpallur i vdekur nga stafi mjekësor, si rezultat i sindromit të vdekjes së foshnjeve.
Sipas mediave të huaja përvoja e parë e mëmësisë për Varsha Bidawat, u kthye në një makth kur mjekët deklaruan se binjakët që lindën para kohe kishe vdekur menjëherë pas lindjes.
Por u zbulua më vonë se një nga foshnjet ishte gjallë, ndërsa familja ishte rrugës për në vendin ku do mbahej funerali në veriperëndim të Delhit.
21-vjeçarja pasi kishte dhimbje të mëdha të lindjes solli në jetë një djalë dhe një vajzë në 30 nëntor.
Vajza vdiq menjëherë ndërsa djali u vendos në inkubator. Vetëm pak orë më vonë mjeku i informoi se ai vdiq në inkubator.
Mjekët i dorëzuan të dy trupat e foshnjeve prindërve. Megjithatë, familja vuri re një lëvizje të lehtë në njërën nga çantat kur ishte vendosur trupi ndërsa po shkonin në funreal.
Sakaq sabai i binjakëve Aashish Kumar ka pretenduar neglizhencë nga ana e mjekëve pas ngjarjes së rëndë./Lajm/