Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të lënë spitalet për t’u përballur me njëri-tjetrin në fushën e gjelbër.
Në vend të mantilave të bardhë, ata do t’i mbathin atletet dhe veshjet sportive për një turnir futbolli që do ta organizoj Sindikata e QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
“Njoftohen të gjitha Klinikat e QKUK-së, se Sindikata e QKUK-së do të organizojë Turnir në Futboll të vogël në stadiumin ‘Ramiz Sadiku’, i cili ndodhet brenda hapësirave të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë anëtarët sindikalist sipas Klinikave apo Reparteve, ndërsa ekipet do të përbëhen me më së shumti 9 lojtarë.
Mjekët poashtu duhet t’i vënë ekipit një emër.
Hedhja e shortit do të bëhet më 13 shtator në zyrën e Sindikatës së QKUK-së.
Ekipi fitues do të marr një shpërblim. /Gazeta Shneta/