Një paciente shkoi mbrëmë e shqetësuar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë në orët e vona.
Pas ushqimit që kishte ngrënë, nuk ndihej mirë dhe me frikën se është helmuar, iu drejtua spitalit për të bërë një kontroll, shkruan Gazeta Shneta.
Por kur mbërriti në Emergjencë, nuk e gjeti askënd në vendin e punës. Asaj iu desh të ‘eksplorojë’ nëpër spital për të gjetur ndonjë infermiere apo mjek.
Pasi hasi në ta krejt rastësisht dhe ua shpjegoi shqetësimin, mjekja i tha se i është bërë “psiqike”.
“S’ma merr menja i thashë, e pastaj ajo shkoi me e thirrë ni doktorr tjetër për opinion.
Erdh doku si n’shpejtësi, se m’doket qe u ngutke me u kthy n’dhomën e gallatës. Çfarë çasje, doktorri i ri, hala n’fillet e para t’punës. S’po muj as me paramenu kur t’i bon do vjet ai @@@@@.
M’ngoj si n’shpejtësi, e hala pa i kry simptomat ma dha diagnozën e thjeshtë që e disha edhe vet, pa as një ditë shkollë n’at punë. Ki probleme me lukth, kaq tha!? Edhe si shpejtë me at shkrimin e doktorrave mi shkrujti do hapa pa as një spjegim, mi ndaloj do ushqime që ashtu kshtu si ha kurrë dhe por si rrufeja iku n’shpellë, thojshe ti mas një minuti kam me e thirrë n’pushkatim”, ka shkruar Manushqe Nura në fb.
Ja reagimi i plotë i saj:
NË EMËRGJENCËN MILIONËSHE TË VUSHTRRISË
29.05.2017 pas orës 23:00
Shpirti thonë është i amël, prandaj pas ndjenjës se ushqimi që kisha hangër gjatë ditës po m’ngulfaste, vendosa me shku n’emërgjencë; ishte gjendje e panjohur për mu e gjumit n’atë gjendje i druhesha.
Arrita n’emërgjencë e hina si n’shpi teme, tu hallakat, se recepsionistja nuk ishte n’vendin e saj e as doktorët e infermjerët s’dukeshin kund.
Pa pritë një doktoreshë kaqurrele e zgjati kryet nga një dhomë nga ku tingllonte sikur kafiteri, se krejt po get ishin mledhë qaty e po knaqeshin, pacientat n’terapi, gallatë fare!
Doktoresha n’koridor n’kamë m’pyeti pse kisha shku, e unë fillova me i’a spjegu me shumë kujdes pa e harru as një detaj. Ma n’fund ajo vendosi, m’thirri mrena m’uli në një krevat ku një jastak dhe qarqaf një përdorimsh të ndotuna me njëfarë langu t’verdhë rudhëm rrudhë dukej qe s’janë ndrru tanë natën. Doktoreshë qikjo s’pom doket e pastër i thashë. Ulu ulu se sen s’ka tha, DAKTORRESHA!!!
Megjithatë, falemindeirt prej saj se m’ka ngu me shumë interes dhe m’bani pyetje kogja, po n’fund erdhi me një diagnozë interesante, tha tu ka ba psiqike ??!
S’ma merr menja i thashë, e pastaj ajo shkoi me e thirrë ni doktorr tjetër për opinion.
Erdh doku si n’shpejtësi, se m’doket qe u ngutke me u kthy n’dhomën e gallatës. Çfarë çasje, doktorri i ri, hala n’fillet e para t’punës. S’po muj as me paramenu kur t’i bon do vjet ai @@@@@.
M’ngoj si n’shpejtësi, e hala pa i kry simptomat ma dha diagnozën e thjeshtë që e disha edhe vet, pa as një ditë shkollë n’at punë. Ki probleme me lukth, kaq tha!? Edhe si shpejtë me at shkrimin e doktorrave mi shkrujti do hapa pa as një spjegim, mi ndaloj do ushqime që ashtu kshtu si ha kurrë dhe por si rrufeja iku n’shpellë, thojshe ti mas një minuti kam me e thirrë n’pushkatim!!!
Sa i përket se si me i’a ba mos me u ngulfatë natën e djeshme, thjeshtë si hongër!! Shkova n’recepsion se ashtu m’drejtun, ish ardhë recepsionistja vrap me mi marrë një euro për t’cilën nuk m’dha kurrfarë fature, po fatkeqësisht m’ra n’mend me vonesë se dojsha me ik prej atij veni sa ma shpejtë.
Me kta po du me thanë që arsyen me thanë s’kena kushte n’emërgjencën milionëshe se kanë, po veq janë arrogant e mospërfillës, ose kanë nevojë për një stupc mi krye.
Nga përvojat e shpeshta t’tilla mu ka mushë menja me i’u shku n’fakultet me kqyrë mos e kanë naj landë zgjedhore “si të jemi arrogant dhe mospërfillës me pacientët”.
PS: e di që n’Kosovë ka edhe doktorra shumë t’mirë e që meritojnë shumë!