Disa mjekë nga Amerika kanë ardhur për një vizitë disa ditore në Kosovë. Ata sot kanë vizituar dhe kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Skenderaj ku janë shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu dhe Berat Gegaj nga organizata “Kosovo Hope”.
Ekipi mjekësorë nga SHBA, po qëndron në Kosovë për herë të tretë me iniciativë të Kosova Hope, me ç’rast do të kontrollojnë pacientët e Kosovës dhe do të trajnojnë stafin vendas, transmeton Gazeta Shneta.
Bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur ndërmjet SHSKUK dhe Kosovo Hope, parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK të shkojë për trajnim në SHBA.
Ky është orari dhe lokacioni i vizitave të mjekëve amerikanë në Kosovë:
04 Qershor – Prekaz , Komuna Skenderaj ( shkolla fillore ) nga ora 8:00-16:30
04 Qershor – Iliridë, Komuna Mitrovicë, nga ora 8:30-16:00
05Qershor – Lipjan ( shkolla “ Ulpiana “) nga ora 8:00-16:00
05 Qershor – Zhur ,komuna Prizrenit ( shkolla fillore) nga ora 8:00-16:00
06 Qershor – Bllace ,Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
06 Qershor – Gelanc, Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
07 Qershor – Nishor,Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
07 Qershor – Doberdelan, Komuna Suharekë(shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
08 Qershor – Komoran , Komuna Drenas ( shkolla fillore ) nga ora 08:00-16:00
08 Qershor –Sallagrazhde, Komuna Suharekë (shkolla fillore ) nga ora 08:00-16:00
/Gazeta Shneta/