Sëmundjet e veshkave, tashmë pothuajse po kthehet në epidemi dhe kjo ka alarmuar mjekët nefrologë pasi kjo sëmundje po shkakton edhe numër të madh vdekjesh.
“Një në shtatë të rritur vuan nga problemet e veshkave dhe kjo rritje frikshme ka rritur në 31% vdekshmërinë nga sëmundjet e veshkave”, tha Prof. Dr. Myftar Barbullushi.
Profesor Barbullushi i lidh sëmundjet e veshkave edhe me disa sëmundje të tjera.
“Është shtuar hipertensioni, diabeti dhe problemet kardiake. Një pacient me diabet dhe me veshka vdes 40 % më shpejt se sa një pacient që ka vetëm diabet”, sqaron Profesor Barbullushi.
Andaj, ai kërkon që çdo pacient me këto tre sëmundje duhet të vizitohet te nefrologu që të parandalojë sëmundjet e veshkave, të cilat ndërlikojnë edhe sëmundjet e tjera./Top Channel/