I mituri e ther tri herë me thikë nxënësin në Pejë

2018-03-14 në ora 13:28

Një therje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës.

Një i mitur ka ther tri herë me thikë në shpinë një nxënës. Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur pas një fjalosje ndërmjet tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë i policisë:

më 13.03.2018 12:12. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull  K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje  kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur  mashkull K/Shqiptar. Viktima  ka marrë  tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë, ku pas tretmanit  lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes  24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *