Sa shumë ujë duhet të pijnë fëmijët?
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe sidomos për shëndetin e fëmijëve. Por megjithëse është e rëndësishme që fëmijët të qëndrojnë të hidratuar, nevojat e tyre për ujë janë shumë specifike. Ndërkohë që këshillat nga persona të ndryshëm, rreth sasisë së ujit që duhet të konsumojnë fëmijët janë të shumta, më poshtë do të lexoni 4 mite rreth pirjes së ujit që prindërit nuk duhet t’i besojnë.
- Bebet kanë nevojë të pinë uji për tu hidratuar.
Pirja e ujit është mënyra më e mirë që të rriturit apo dhe fëmijët të hidratohen, por kjo gjë nuk është e njëjtë për bebet. Organizmi i bebeve është i ndërtuar në mënyrë që t’i marrë të gjitha lëngjet që i nevojiten nga qumështi i gjirit apo nga qumështi formulës. Ndryshe nga të rriturit ata nuk kanë nevojë për ujë as në ditët më të nxehta të verës. Nëse konsumojnë ujë përpara moshës 6 muajsh pa rekomandimin e doktorit, shëndeti i tyre vihet seriozisht në rrezik aq sa mund t’ju rrezikohet dhe jeta.
- Uji me shishe është më i mirë se uji i rubinetit
Me lajmet që qarkullojnë rreth ndotjes së ujit nga minerali i plumbit, duket logjike që të mendojmë se ujë me shishe është më i mirë dhe më i sigurt për fëmijët, por kjo gjë është e vertetë vetëm në raste specifike ku ndotja e ujit me plumb është shumë e lartë. Në shumicën e rasteve, kur uji i rubinetit ka parametra normale të mineraleve të përqëndruar, moskonsumimi i këtij uji nuk është veprim i mirë për shendetin e fëmijëve. Përveç kësaj, shumë studime kanë zbuluar se uji me shishe përmban mikropjesëza plastike të cilat mund të kenë efekte afatgjata në shëndetin e fëmijëve.
- Të gjitha lëngjet janë njësoj
Ndërkohë që edhe lëngjet e frutave dhe pijet sportive që blihen në market mund ta shuajnë etjen e fëmijëve, ato gjithashtu kanë shumë kalori nga sheqeri i shtuar, të cilin uji nuk e ka. Bashkë me obezitetin që tashmë është shnëdrruar në “epidemi” ekspertët sugjerojnë minimizimin e përdorimit të këtyre pijeve.
- Fëmijëve nuk u pëlqen uji
Fëmijët nuk mendojnë se uji është i mërzitshëm por ngaqë ata janë ekspozuar ndaj pijeve me sheqer të shtuar, të cilat çlirojnë në trurin e tyre një hormon që shton kënaqësinë, fëmijët janë të prirur t’i preferojnë ato më shumë se uji. Por nëse ne i mësojmë fëmijët të pinë vetëm uji kur janë të etur, kjo gjë do t’ju kthehet atyre në një zakon, që do të “qëndrojë” me ta gjatë gjithë jetës së tyre./perneneat