Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për lajmin e publikuar sot në Gazetën Zëri, për tenderin e barnave të Listës Esenciale.
MSH thotë se lënda për produktin Heparin është ende në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik.
“MSh dëshiron të sqarojë publikun se lënda që lidhet me furnizimin e institucioneve publike me Heparinë nga Lista Esenciale (LE) “Loë Molecular Weight Heparin – 2000IU-6000 IU/0.4 ml”, jashtë të cilës nuk mund të dilet, është për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ndërsa disa nga kriteret në tenderin publik kanë qenë produkti i regjistruar dhe me autorizim -marketing dhe doza, ashtu siç është në Listën Esenciale zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Shneta.
“Në kriteret e tenderit është kërkuar që doza e produktit të jetë prej 2000-6000 IU/0.4 ml, ndërsa kompania më e lirë e përgjegjshme e propozuar për dhënie të kontratës ka ofertuar me dozën prej 4000 IU/0.4 ml, (brenda kriterit të shpallur), ndryshe nga kompania e eliminuar që ka ofertuar me 2500 IU/0.2 ml në dosjen e tenderit”, thuhet tutje.
Reagimi i plotë i Ministrisë:
MSh përgënjeshtron gazetën “Zëri”
MSh i bën thirrje publike gazetës “Zëri” që, nëse këtë e lejojnë rregullat e OSHP-së, të marr pjesë në seancën e shqyrtimit të lëndës për produktin Heparin në OSHP, ku është ankuar edhe kompania, pretendimet e së cilës gazeta i mbështet në mënyrë të një anshme në dëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj për qëllime të panjohura
Prishtinë, 30 maj 2017
Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen për shkrimin e një anshëm, tendencioz dhe paragjykues të gazetës “Zëri” në numrin e sotëm, e cila duke pretenduar të godas drejtpërdrejt Ministrin në detyrë Imet Rrahmani, dezinfomon për kinse një dëmtim të rëndë të buxhetit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
MSh dëshiron të sqarojë publikun se lënda që lidhet me furnizimin e institucioneve publike me Heparinë nga Lista Esenciale (LE) “Loë Molecular Weight Heparin – 2000IU-6000 IU/0.4 ml”, jashtë të cilës nuk mund të dilet, është për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ndërsa disa nga kriteret në tenderin publik kanë qenë produkti i regjistruar dhe me autorizim -marketing dhe doza, ashtu siç është në Listën Esenciale zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kriteret e tenderit është kërkuar që doza e produktit të jetë prej 2000-6000 IU/0.4 ml, ndërsa kompania më e lirë e përgjegjshme e propozuar për dhënie të kontratës ka ofertuar me dozën prej 4000 IU/0.4 ml, (brenda kriterit të shpallur), ndryshe nga kompania e eliminuar që ka ofertuar me 2500 IU/0.2 ml në dosjen e tenderit.
MSh nuk dëshiron të besojë që gazeta në fjalë, duke u bërë zëdhënëse e kompanisë që nuk ka fituar, në kohën kur OSHP ende nuk ka marrë një vendim definitiv, dëshiron të bëhet pjesë e fushatave të ndryshme, duke e paragjykuar ligjshmërinë e një procesi për të cilin nuk është kompetent.
Për më tepër, gazetës në fjalë, i është ofruar mundësia, që në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, pas vendimit të OSHP-së t’i ofrohet qasje në të gjithë dosjen e tenderit, ndërkohë që në artikullin e sotëm, me shumë kontradikta, gazeta thotë se Ministria nuk i ka dhënë përgjigje rreth këtij tenderi, ndërkohë që pak rreshta më poshtë demanton vetveten, duke dhënë përgjigjen e MSH-së, e cila iu kishte përgjigjur gazetës duke e njoftuar se lënda është në OSHP.
Ministri i Shëndetësisë shpreh krejt mirëkuptimin e tij për lirinë e mediave, por edhe keqardhjen për keqpërdorimin e kësaj lirie në emër të kinse luftimit të dukurive negative dhe në shërbim të grupeve të caktuara biznesore.