Ministria e Shëndetësisë është zhytur në borxhe me financimin e pacientëve për trajtim jashtë institucioneve publike.
Borxhet e përgjithshme të MSH-së ndaj spitaleve private kapin shumën prej 7 milionë eurove.
Gazeta Shneta merr vesh se obligimet më të mëdha, Ministria i ka ndaj Spitalit Amerikan në Prishtinë me rreth 800 mijë euro. Nuk qëndron më mirë as me spitalet e tjera private në Kosovë.
Këto borxhe MSH synon t’i shlyej pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 11 milionë eurove.
Zyra për Media në MSH ka deklaruar se 6 milionë e 800 mijë do të përdoren për pagesat e trajtimit të 1800 pacientëve gjatë këtij viti.
MSH ka borxhe edhe ndaj spitaleve në Turqi, Maqedoni, Shqipëri, Greqi, Gjermani e Austri. /Gazeta Shneta/