Pas hapjes së konkursit për drejtues të spitaleve Universitare dhe Rajonale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Bashkiake në të gjithë vendin në Shqipëri.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë njofton: Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhrit nr. 412, datë 12.10.2017 “Për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve Bashkiake”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor” të spitaleve bashkiake, përkatësisht në:
- Spitali Malësi e Madhe
- Spitali Pukë
- Spitali Kurbin
- Spitali Mirditë
- Spitali Krujë
- Spitali Kavajë
- Spitali Lushnje
- Spitali Mallakastër
- Spitali Kuçovë
- Spitali Skrapar
- Spitali Sarandë
- Spitali Delvinë
- Spitali Përmet
- Spitali Tepelenë
- Spitali Kolonjë
- Spitali Pogradec
- Spitali Devoll
- Spitali Librazhd
- Spitali Gramsh
- Spitali Peqin
- Spitali Mat
- Spitali Bulqizë
- Spitali Has
- Spitali Tropojë
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor”:
Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;
Të ketë përvojë pune minimumi 3 vjet;
Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës;
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 1 (bashkëlidhur);
Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 28 Tetor 2017
Kujdes! Mosdorëzimi dokumentave të mësipërm është kusht skualifikues.
Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Ministria fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë sipas procedurave të sqaruara në njoftimin publik të shpallur në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe faqen ëeb të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.