Policët janë çdo herë në krye të detyrës duke e bërë ambientin tonë shoqëror më të sigurt dhe vëjnë jetën e tyre në rrezik për të tjerët.
Janë këta policët e Kosovës që së fundmi bashkë me ta në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka ndarë disa pamje nga dhurimi i gjakut ditën e sotme, derisa ka falënderuar shumë qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj jave.
Ky është postimi i plotë i Ismailit: Policët tanë ?♀️ ?♀️ jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më të sigurt, por ata edhe shpëtojnë jetë❤️. Së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sot dhuruam gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Falënderime qytetarëve tanë që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave??. 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë✅. #DhuroGjak./Gazeta Shneta/