Ministri në largim i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka nënshkruar sot tre udhëzime administrative, që rregullojnë çështje specifike brenda sektorit të shëndetësisë.
Udhëzimet Administrative të nënshkruara pas plotësim-ndryshimit janë: Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017 për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM; Udhëzimi Adminsitrativ nr. 05/2017 për Shkollimin Specialistik dhe Udhëzimi Administrativ 06/2017 për shkollimin dhe licencimin e psikologëve klinikë.
“Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative lehtësohet veprimtaria e subjekteve të ndryshme për çështjet të cilat i trajtojnë ato”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/