Gjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar Klinikën e QKUK-së, ku me rastin e ditës së gruas, ka ndarë mirënjohje dhe lule për doktoresha dhe disa infermiere.
Në komentet e tij për barazinë gjinore në institucionet e vendit, ai tha se institucioni që ai e drejton ka një përqindje të madhe të grave.
“Këtu gra ka më shumë se sa burra në punë dhe ndoshta është një model që me marr edhe të tjerë mirëpo kjo festë na jep edhe një obligim që barazia gjinore është parakusht për demokraci dhe zhvillim’’, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se institucionet në përgjithësi dhe ato shëndetësore në veçanti kanë nevojë për praninë e grave.
Koordinatorja e infermierisë, Lirie Beqiri, me këtë rast e falënderoi ministrin duke i premtuar atij që do të punojnë duke u përballur me të gjitha obligimet që ato i kanë.
Është ministri i parë që gjen kohë për ne infermieret në QKUK dhe ShSKUK. Premtojmë që do të iu dalim ballë të gjitha obligimet që kemi’’, u shpreh ajo.