Ndonjë pacientë mund ta ketë ‘fatin’ që të marr gjak ministri, por sikur të mjaftonte me kaq.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka dhuruar sot gjak së bashku me bashkëpunëtorët nga kabineti i tij, transmeton Gazeta Shneta.
Bashkë me të ishin edhe zëvendësministri Valbon Gashi dhe sekretari Bekim Murati.
Rrahmani mund të jap gjak çdo tre muaj, ashtu edhe siç parashihet me mjekësi, por kjo nuk i ndihmon pacientët ndaj të cilëve ai ka më së shumti përgjegjësi.
Përveç gjakut, pacientët e spitaleve publike kanë nevojë edhe për shumë shërbime të tjera.
Në QKUK, kosovarët përballen me trajtim të pandërgjegjshëm nga stafi mjekësor, me mungesë barnash të listës esenciale, papastërti e ushqim të dobët.
Pacientët duhet të blejnë materiale shpenzuese, pasi në klinikat e QKUK-së u del afati për shkak të dallavereve.
Kosovarët e sëmurë shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit për të gjetur shërim.
Prandaj dhënia e gjakut nuk mjafton. /Gazeta Shneta/