Miliona euro për barna që mungojnë në institucionet publike shëndetësore

2018-05-12 në ora 07:47

Vazhdon të ketë mungesë të barnave në Institucionet publike shëndetësore, edhe përse nga buxheti i shtetit janë ndarë më shumë se 20 milionë euro. Barnat që më së shumti janë duke munguar dhe duke ju shkaktuar pacientëve probleme të mëdha janë insulina, barnat për kimioterapi, por edhe nga barnat më elementare që janë në listën esenciale.

Buxheti që është ndarë po shihet të jetë jo i mjaftueshëm për përmbushjen e të gjitha kërkesave për institucionet publike shëndetësore.

Derisa, zyrtarë për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën “Zëri” se 28 milionë euro, të cilat janë ndarë për furnizim me barna të listës esenciale, nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e të gjitha nevojave për barna.

Poashtu, edhe drejtorët e spitaleve të përgjithshme në Kosovë kanë reaguar duke thënë se furnizimet me barna nuk po bëhen saktë me kohë si dhe ka mungesa të shumta të tyre, derisa kjo po i detyron shumë pacientë t’ia mësyjnë barnatoreve private për sigurimin e barnave të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *