Cistat e vezorëve janë toptha të vegjël të mbushur më materie të lëngshme në vezorët e femrave, të cilat prekin mijëra gra në mbarë botën çdo vit. Cistat zakonisht janë beninje, por shpesh herë mund të jenë të rrezikshme dhe aryse kryesore për kancer. Sipas gjinekologëve, femrat në periudhën para menopauzale janë më të prekura nga kjo dukuri, sesa ato që tejkalojnë menopauzën. Cistat e vogla nuk kanë nevojë për tretmane speciale, dhe zakonisht zhduken vet, por ato të cilat kanë madhësi më të madhe kërkojnë ndërhyrje kirurgjike. Megjithatë, në vend se ta shtyeni veten drejt këtij trajtimi të dëmshëm dhe të vështirë, rekomandohet të tentoni këto mënyra natyrale në shtëpi përpara se të nisni trajtimet e tilla.
Nxehtësia:
Vendosja e ujit të nxehtë me ndonjë shishe apo vatë të ngrohtë në zonën ku ndjeni dhimbje nga cista, është njëra nga zgjidhjet që nuk shkakton ndikime anësore, dhe është e gjitha natyrale.
Vaji i ricinit:
Ky lloj vaji është njëra nga trajtimet e lashta të cistave. Vaji i ricinit mund të largojë një numër të madh toksinash nga trupi dhe fut në funksion sistemin limfatik, duke e eleminuar me sukses çdo cistë.
Lyeni një material apo bluzë që se përdorni, me vaj ricini, dhe vendoseni në pjesën e poshtme të barkut tuaj. Mbështjelleni sipër edhe me një peshqir tjetër, dhe mbi të vendoseni një shishe me ujë të ngrohtë, pastaj mbulohuni me batanije për të ngrohur trupin. Qëndroni keshtu për rreth 30 minuta duke u relaksuar tërësisht.
Këtë metodë duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për 3 muaj, dhe në fund të muajit të tretë cista do të shpërthej tërësisht.
Çaji kamomil:
Ky lloj çaji ka efekt relaksues dhe qetësues, të cilat ndikojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e pelvikut, duke rregulluar edhe ciklin menstrual dhe shëndetin reproduktiv. Provoni të pini të paktën 3 filxhanë të këtij çaji gjatë ditës duke e shoqëruar me pak mjaltë.
Rrepani i kuq:
Edhe kjo është një nga mjekueset natyrale dhe të fuqishme për trajtimin e cistave të vezorëve. Përpos që përmbanë numër të madh të vitaminave dhe mineraleve, rrepani i kuq, është i pasur edhe me betacin, e cila është substancë filtruese e toksinave në trup. Gjithashtu, brenda këtij super-perimi, mund të gjeni përbërës alkalin, që mund ta neutralizojnë nivelin e acideve në trup.
Përzijini 1/2 e gotës me rrepan të kuq bashkë me gjel Aloe Vera, dhe pijeni çdo mëngjes në stomak të zbrazur për efekte sa më të fuqishme. /Gazeta Shneta/