Pavarësisht nëse keni vendosur për një lindje natyrale ose për një lindje me prerje cezariane, çdo grua duhet të bëjë disa gjëra që të ndjehet më rehat gjatë lindjes.
Masazha
Studimet tregojnë se nëse gratë gjatë procesit të lindjes masazhohen vazhdimisht ato do të kenë një lindje më të lehtë dhe me më pak dhimbje, transmeton Gazeta Shneta.
Terapitë me vaj
Vajërat e ndryshme ndihmojnë që një grua të ndjehet më mirë dhe më e relaksuar. Gjithashtu, edhe largojnë stresin.
Muzika
Muzika gjatë lindjes ndihmon që një grua të relaksohet. Kur ka muzikë në sfond ndihmon që një grua të kontrollojë frymëmarrjen dhe të koncentrohet më mirë.
Frymëmarrje e përqendruar
Gjatë shkollimit, mësuesi juaj mund të iu flasë rreth modeleve të frymëmarrjes. Frymëmarrja mund të iu ndihmojë të përqendroheni dhe të punoni me çdo tkurrje.
Ndrrimi i pozicioneve
Ka shumë përfitime për ndryshimin e pozicioneve gjatë lindjes. Pozicionet e ndryshme mund të ndihmojnë në lindje dhe të zvogëlojnë ndjesitë e dhimbjes duke rritur hapjen e legenit. /GazetaShneta/