Ju mund të keni dëgjuar tashmë se sa e rëndësishme është të hiqni tartarin që gjendet i grumbulluar në gojën tuaj. Por çfarë është pikërisht ai ?
Tartari jo vetëm që ndërtohet mbi dhëmbët tuaj, por gjithashtu mund të ndikojë në gjuhën, protezat, mishrat, mbushjet dhe kurorat, transmeton Gazeta Shneta.
Kur pllakat vijnë në kontakt me mineralet që janë ‘banorë të përhershëm’ në gojën e gjithsecilit, ajo shndërrohet në një substancë të bardhë, të ngrirë, të quajtur tartar.
Është shumë e rëndësishme të hiqni këtë gjë, sepse krijon terren ideal të mbarështimit për shumë baktere të tjera të dëmshme, të cilat ushqehen me çdo sheqer që konsumoni.
Për fat të mirë, ne kemi zgjidhjen. Për ta larguar tartarin në mënyrë natyrale, ndiqni recetën në vijim.
Përbërësi kryesorë është soda e bukës.
Procedura:
Thajini furçën tuaj të dhëmbëve (të lagur më parë) duke hedhur një sasi të sodës së bukës dhe vazhdoni t’u bëni brush lehtësisht dhëmbëve tuaj. Sigurohuni që të shpëlani dhëmbët duhet më pas – kryesisht me ujë të vakët.
Vërejtje!: Vetëm mos harroni se, përveç dobive që sjell, përdorimi i tepërt i sodës së bukës mund të shfaq kundra-efekt, andaj përdoreni në mënyrë të moderuar./Gazeta Shneta/