Cistet ovariane janë qeska të vogla të mbushura me një lloj lëngu dhe shfaqen në njërën ose të dy vezoret e grave. Ato krijohen zakonisht gjatë menopauzës, por ka raste kur shfaqen edhe në moshë më të re. Në pjesën më të madhe të rasteve ata nuk janë shumë problematike, por nëse këto qeska zmadhohen me kalimin e kohës, shfaqin disa shqetësime.
Ndër to mund të përmendim dhimbjen e barkut, çrregullime menstruale, dhimbje të legenit, dhimbje gjatë ciklit menstrual ose gjatë seksit dhe të vjella.
Disa lloje cistesh mund të jenë të rrezikshme, sepse mund të ulin mundësinë për të mbetur shtatzënë.
Në shumicën e rasteve ato mund të zhduken vetë brenda pak muajsh. Megjithatë, nëse ju shkaktojnë bezdisje mund të përdorni disa metoda natyrale shumë efektive. Farat e lirit janë një përbërës perfekt që mund t’ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem. Ato kanë aftësinë të tkurrin madhësinë e cisteve të formuara. Kanë aftësinë të balancojnë nivelet e estrogjenit dhe progesteronit në trup.
Përbërësit:
1 lugë gjelle fara liri
1 gotë ujë i ngrohtë
Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni farat e lirit në një gotë ujë të ngrohtë dhe përziejini mirë. Pijeni përzierjen çdo ditë me stomakun bosh derisa të shihni përmirësime të gjendjes tuaj. Ju gjithashtu mund të shtoni fara liri pluhur në kos, smoothie, supa apo sallata.