Studiuesit në “Karolisnka Institutet” në Suedi kanë zhvilluar një metodë të re dhe më pak të kushtueshme, e cila mund të identifikojë tumoret shumë heterogjenë, që priren të jenë shumë agresivë, dhe për këtë arsye duhet të trajtohen në mënyrë agresive.
Kjo metodë është prezantuar në revistën shkencore Nature Communications, shkruan medicalexpress.com. Një tipar i zakonshëm i qelizave kancerogjene është ndryshimi në numrin e kopjeve në të cilat secili kromozom ose gjen është i pranishëm në gjenom – një fenomen i njohur si ndryshimi i numrave të kopjeve ose CNA. Brenda të njëjtit tumor, qelizat që i përkasin pjesëve të ndryshme anatomike të tumorit, mund të mbajnë CNA të ndryshme. Tumoret me shumë CNA janë kryesisht shumë agresiv, transmeton Gazeta Shneta.
Tashmë, laboratori Bienko-Crosetto në Institutin Karolinska dhe Science for Life Laboratory (SciLifeLab) në Suedi kanë zhvilluar një metodë të re gjenomike, të quajtur CUTseq, e cila mund të vlerësojë sasinë dhe llojin e CNA në shumë pjesë të ndryshme të të njëjtit tumor, me një kosto shumë më të ulët se teknologjitë ekzistuese.
Metoda funksionon me ADN të nxjerrë nga biopsi të shumta dhe madje edhe nga pjesë shumë të vogla të seksioneve të holla të indeve – lloji i mostrës që patologët zakonisht mbështeten për të bërë një diagnozë të kancerit nën mikroskop.
Por, sipas studiuesve, aplikimet e metodës CUTseq nuk janë të kufizuara vetëm në diagnostikimin e kancerit./Gazeta Shneta/