Çfarë duhet të dijnë të dy partnerët para se të vendosin të bëjnë fëmijë?
Planifikimi familjar është një temë e cila nuk përmendet shumë në vendin tonë. Shumë çifte që janë në lidhje serioze dhe planifikojnë martesën, apo ata që tashmë janë të martuar nuk marrin informatat e nevojshme rreth kësaj qështje. Sot, ka shumë opsione që ndihmojnë për të zgjedhur metodën më të mirë të kontrollit të lindjes apo planifikimit familjar.
Mund të themi se më parë nuk kanë ekzistuar shumë mundësi përveç përodrimit të pilulave apo kondomit, ndërsa tash ekzistojnë edhe shumë metoda të tjera për secilën preferencë të njerëzve apo secilën mënyrë të jetesës. Mbase mund të pyesni se cila do të ishte metoda më e mirë për ju. Mënyra më e lehtë për ta kuptuar është që të informoni veten fillimisht dhe pastaj të merrni një vendim të zgjedhur me kujdes.
Le t’ia hedhim një sy disa prej qëllimeve të planifikimit familjar, metodave kontraceptive si dhe përgatitjes për shtatzëni.
Qëllimet e planifikimit familjar
Këtu mund të themi që, qysh para se të filloni të mendoni se cilën metodë të përdorni, duhet ti keni të qarta qëllimet tuaja të planifikimit familjar. Kjo nënkupton që, planifikimi familjar ndodhë atëherë kur edhe burri edhe gruaja diskutojnë dhe vendosin sëbashku sa fëmijë duan ti kenë dhe kur. Sepse natyrisht ju do të donit të keni mundësi që t’u jepni atyre dashuri të mjaftueshme, kujdes, vëmendje dhe edukimin e njejtë për secilin fëmijë. Prandaj ka rëndësi të vendosni për numrin e fëmijëve që doni të keni.
Një gjë tjetër shumë me rëndësi në planifikimin familjar është koha se kur duhet ti keni këta fëmijë. Kjo do të duhet të ndodhte në mes moshës 20 deri në 35 vjeçare. Këto janë vitet ideale për një grua që të mbajë fëmijë. Nëse ndodhë që të keni ndonjë abort atëherë duhet të pushoni të paktën 6 muaj para se të provoni përsëri. Ndërsa nëse keni lindur, atëherë trupit tuaj i duhet një minimum prej 2 vitesh pushim deri sa të lindni fëmijën tjetër.
Sapo ti keni caktuar këto qëllime ose objektiva, do ta kuptoni që ekzistojnë dy aspekte të rëndësishme në planifikimin familjar. Aspekti i parë është parandalimi (shtyerja) e shtatzanisë dhe aspekti i dytë është përgatitja për shtatzani. Le ti shohim opsionet dhe informatat që duhet ti dijë secila grua rreth këtyre dy aspekteve.
Parandalimi i shtatzanisë
Siç e përmenda më lartë është e rëndësishme që të caktojmë qëllimet dhe objektivat tuaja kur flasim për planifikimin familjar. Nëse keni vendosur të mos keni fëmijë njëherë, ekzistojnë disa opsione që ta parandaloni një shtatzëni të pa planifikuar dhe po listojmë këto opsione që ti keni parasyshë:
– Kontraceptivët Oral
– Injeksionet
– Kondomët
– Diafragma kontraceptive
– Kapsulat e qafës së mitrës
– IUD-të
– Implantet
– Unaza kontraceptive
– Fasha kontraceptive
– Spermacidet vaginale
– Tërheqja apo ndërhyrja në kohën e duhur për parandalim
– LAM – Metoda e Amnerroheas Laktike
– SDM – Metoda Standarde Ditore
– Metoda e ritmit apo kalendarit
– Metoda Simpto – Termale – Planifikimi Natyral i Familjes
– Sterilizimi
Përgatitja për shtatzani
E njejta gjë vlenë edhe te përgatitja për shtatzani sikurse te parandalimi. Pra, në momentin që i keni të qarta qëllimet dhe objektivat tuaja atëherë jeni gati për t’u përgatitur për një shtatzëni. Disa këshilla se si të përgatiteni dhe opsione si t’a planifikoni atë i keni të listuara më poshtë:
– Kontrolloni stilin tuaj të jetesës dhe lidhjen tuaj
– Përmirësoni ushqimin (dietën) tuaj
– Bëni disa kontrolla mjekësore
– Njihni dhe kuptoni përparësitë tuaja ose përfitimet
– Ndani buxhetin për foshnjën që po vjen
– Shkoni në një pushim bashkë me bashkëshortin tuaj
Nëse i përmbaheni këtij plani atëherë ju do të jeni më se të gatshëm për shtatzëninë tuaj dhe pritjen e bebit tuaj në këtë botë. Çdo planifikim është i rëndësishëm pasiqë na ndihmon të dijmë prioritetet dhe të ndajmë kohën dhe buxhetin për gjërat që në momente të caktuara janë më me rëndësi për ju.