“Fillova të panikohem, u shtanga. Fillova të kërkoja ndihmë me të gjitha energjitë.”
Kahla ishte jashtë duke ngrënë drekë me një mikeshë, ndërsa vajza e saj ishte e ulur në karrocë, derisa po ushqehej vetë.
“U ktheva për ta parë atë dhe vërejta se kishte diçka në gojën e saj,” shpjegoi Kahla, nëna e vajzës, transmeton Gazeta Shneta.
“Për më pak se një sekond, më ra ndërmend se po mbante një zinxhir në fyt, i cili më pas i bllokoi organet e frymëmarrjes.”
Nëna, më pas, vendosi gishtin e saj në gojën e foshnjës tetë muajshe dhe nxori rruazën e zinxhirit. Por, më pas vërejti se kishte edhe një rruazë të tillë në fyt.
“Fillova të panikohem, ajo ishte duke u mbytur. Ngjyrat e fytyrës së saj po ndërroheshin prej rozë në të kuqe, derisa fillova të kërkoja ndihmë me sa kisha fuqi”, rrëfente nëna.
“Njerëzit nxituan nga çdo drejtim i kafenesë duke tentuar ta ndihmojnë. Pronari i kafenesë njoftoi emergjencën ndërsa vazhdoja të bërtisja.”
Fatkeqësisht, pasi kishte mbërritur ambulanca, foshnja kishte humbur jetën.
Nëna po fajëson vetën që, edhe pse kishte kryer një trajnim për ndihmë të parë, nuk mundi ta ndihmojë foshnjën e saj./Gazeta Shneta/