Duke pasur një të posalindur gjatë dimrit, mund të jetë shumë situatë e vështirë veçanërisht për prindërit e rinj. Instinkti i prindit dëshiron ta mbajë të voglin të ngrohtë dhe të sigurt.
Derisa prindërit kanë frikë se ekspozimi i foshnjës mund të shkaktojë hipotermi, ngrirje ose pneumoni, një mjek thotë se shqetësimi më i zakonshëm duhet të jetë parandalimi i sëmundjes – dhe kjo nuk ka të bëjë fare me dimrin e ftohtë, transmeton Gazeta Shneta.
Mos harroni: të qenit i ftohtë nuk i vë foshnjat (ose këdo) në rrezik më të madh për një infeksion viral. Arsyeja pse ka më shumë ftohje dhe kollitje në dimër është sepse ne të gjithë e kalojmë kohën më shumë brenda, duke marr frymë në ajër të pa freskuar dhe duke qenë në kontakt me persona të sëmurë.
Është normale që foshnja të përjetojë 6-10 ftohje gjatë vitit, sidomos në mes muajve tetor dhe maj. Megjithatë, foshnjat janë më të ndijshme para moshës 6 muaj e sidomos para 2 muajsh. Prandaj duhet të jeni shumë më të kujdesshëm dhe të qëndroni larg njerëzve të sëmurë.
Siguria më e mirë gjatë dimrit për foshnjat është e thjeshtë: Lani duart dhe merrni vaksina kundër gripit – tani që rekomandohen për të gjithë nga mosha 6 muaj deri në 18 vjet. Poashtu dilni jashtë dhe merrni ajër të pastër. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga i ftohti.
Siguria e dimrit: Instinktet tona thonë se mbajtja e foshnjave ngrohtë, do të thotë se i mbajmë të sigurta. Kjo është një gjë e mirë, por në të vërtetë duhet të kujdesemi që të mos e teprojmë”, deklaron Dr. Sëanson.
Kur duhet të dalim jashtë: Një rregull i mirë është se foshnja duhet të vishet me një shtresë më shumë sesa të rriturit. Pra, nëse ju keni veshur një kapelë dhe një pallto, atëherë foshnjën duhet ta mbuloni edhe me një batanije.
Foshnjat nuk mund ta rregullojnë temperaturën e trupit sikurse të rriturit dhe prandaj nevojitet ngrohje shtesë. /Gazeta Shneta/