Tashmë jeni bërë nënë dhe nuk keni aspak njohuri në lidhje me mënyrën si duhet të kujdeseni për higjienën e bebes tuaj? Mos u shqetësoni! E kush ka pasur? Të gjitha kemi mësuar me kalimin e kohës, ndërkohë lexoi pak këshillat e mëposhtme.
Ndoshta do të ndihmojnë shumë!
Filloni duke larë duart tuaja. është shumë e rëndësishme që para se të prekni beben të lani duart me sapun anti-bakterial. Në të kundërt mund t’i transmetoni baktere dhe për pasojë tek ai të shfaqen infeksione.
E lani disa herë në javë beben tuaj në mënyrë që të mbroni lëkurën e tij nga infeksionet. I kushtoni shumë rëndësi fytyrës, duarve dhe zonës së bebelinës.
Prisni thonjtë e bebes. Ato mbajnë papastërti dhe për pasojë bakteret mund të futen në trupin e fëmijës duke shkaktuar sëmundje të rrezikshme. Nga ana tjetër ai mund të gërvishtet.
Më pas duhet të pastroni veshët. Mos përdorni asnjëerë kunja pambuku pasi mund të shkaktoni infeksion. I pastroni me një garzë me ujë të ngrohtë.
Pastroni hundën e fëmijës me anën e një pambuku me ujë të ngrohtë dhe më pas hidhni fiziologjik.
Pastroni sytë e fëmijës. kjo do të bëjë të mundur parandalimin e infeksioneve. Largoni sklepat nga sytë me anën e një pambuku me ujë të ngrohtë.
Ndërroni rregullisht bebelinën e fëmijës tuaj dhe mos përdorni asnjëherë letra të lagura ndërsa jeni në shtëpi. E thani mirë dhe i vendosni krem mbrojtës.
Kujdes me lodrat e fëmijës. Edhe ato duhet të jenë tepër të pastra pasi fëmija i prek me dore dhe madje i fut edhe në gojë.
Pastroni dhe higjienizoni shtëpinë. Për të limituar ekspozimin e fëmijës ndaj mikrobeve dhe baktereve të dëmshme është shumë e nevojshme të ndiqet një higjienë e mirë edhe në shtëpi. Gjithashtu kujdes me biberonat, enët e kuzhinës, kuzhinën, banjon etj. /pernenat