SARS-CoV-2 është një koronavirus i ri që u shfaq në fund të vitit 2019. Ai shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të quajtur COVID-19.
COVID-19 ndan shumë ngjashmëri me gripin sezonal. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa dallime midis të dyve shkruan healthline, transmeton GazetaShneta.
Si ndryshon COVID-19 nga gripi?
Periudha e inkubacionit
COVID-19. Periudha e inkubacionit varion midis 2 dhe 14 ditësh. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), periudha mesatare e inkubacionit vlerësohet të jetë 4 ditë.
Gripi. Periudha e inkubacionit për gripin është më e shkurtër, mesatarisht rreth 2 ditë dhe varion nga 1 deri në 4 ditë.
Simptomat
Simptomat më të vërejtura të COVID-19 janë:
-Ethe,
-Kollë,
-Lodhje,
-Gulçim,
Individët që kanë grip përjetojnë disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme:
-Ethe,
-Të dridhura,
-Kollë,
-Lodhje,
-Dhimbje koke,
-Dhimbje të fytit.
Egzistojnë gjithashtu disa ndryshime mes COVID-19 dhe gripit në mënyrën se si paraqiten simptomat.
COVID-19. Simptomat fillestare të COVID-19 zakonisht janë më të buta, duke u zhvilluar gradualisht.
Gripit. Fillimi i simptomave të gripit është shpesh i papritur./GazetaShneta/