Gjatë shtatzënisë fetusi është i lidhur me placentën e cila e ndihmon të kryejë të gjitha proceset jetësore.
Ajo formohet në javën e 4 të shtatzënisë dhe më pas vazhdon të zhvillohet duke ju përshtatur zhvillimit dhe rritjes së vogëlushit. Pra në barkun e nënës fëmija ushqehet, merr frymë dhe rritet.
Sigurisht nëse ka më shumë se një fetus, mjeku do të saktësojë nëse ka një placentë të vetme, apo nëse ka një për secilin fëmijë. Ky organ do të konsiderohet si një aleat i fetusit që e shoqëron deri në momentin e lindjes.
Si shkon ushqimi tek fetusi?
Ushqimi shkon nëpërmjet fijeve (vilet) që ndodhen në placentë dhe që janë të pasura me kapilarë që thithin substancat ushqyese nga enët e gjakut të nënës. Pra fëmija merr ushqim nga organizmi i nënës prandaj ajo duhet të konsumojë ushqime të shëndetshme.
Nëse nëna konsumon ushqime të ëmbëla, fetusi fillon të lëvizë kjo pasi në ndryshim nga mikromolekulat komplekse, glukoza shkon më shpejt tek fëmija nëpërmjet kordonit ombelikal.
Si ndodh frymëmarrja e fetusit?
Ndodh duke filluar nga java e 12 dhe ndërsa është në barkun e nënës ai ndodhet brenda lëngut amniotik.
Ai nuk merr frymë nëpërmjet mushkërive të cilat funksionojnë vetëm në momentin e lindjes, por merr oskigjen nga plaçenta dhe vena ombelikale, oksigjen që vjen nga gjaku i nënës në të cilin është më i përqëndruar. Kujdes me nikotinën. Nëse ju pini duhan, pi edhe fëmija juaj! /pernenat