Mësojeni fëmijën të lexojnë libra, ja disa këshilla

2018-12-05 në ora 19:49

Kurrë nuk është herët për të filluar fëmiun të orientohet nga librat. Por për fëmijët, nuk është qëllimi që të lexojnë libra klasik, para se të fillojnë shkollën.

Bëjeni librin obligim

Nuk qëndron e gjitha tek leximi i fjalëve në libër. Në këtë moshë ka të bëjë më shumë me interaktivitetin me nënën, babain apo kujdestaren. Kur vogëlushi juaj iu ulët në prehër, përderisa ju lexoni me zë, ai nuk kënaqet vetëm me librat, por gjithashtu me vëmendjen e juaj ndaj tij.

Bëjeni leximin ritual

Koha e rregullt e leximit, bën një rutinë të qetësisë të cilën fëmijët e vegjël e adhurojnë – ja pse koha e leximit para gjumit është një traditë e respektuar. Por mos harroni që edhe shumë ngjarje ditore mund të përfshijnë një mundësi të mirë për të lexuar. Njëherë mund të formoni një ritual leximi gjatë mëngjesit. Për disa fëmijë të cilët janë gjumashë të përbetuar, është më së miri t`iu krijohet rituali leximit gjatë ditës, përderisa janë të zgjuar dhe të kthjellët.

Zgjidhni librat e duhur

Fëmijët i duan librat të cilët mund ti kapin lehtë dhe mund të manipulojnë me to pa ndihmën e të tjerëve. Ata i duan tregimet të cilat janë të paraqitura me fotografi të pastërta, të shëndritshme dhe realiste. Dhe natyrisht ata i adhurojnë rimat. Por nuk mund të themi që vogëlushi juaj 2 vjeçar nuk do ti dojë edhe tregimet që mund ti zgjedh vëllau i tij më i madh dhe madje mund të bëhen të preferuarat e tyre. Vetëm sigurohuni që fëmiu juaj të ketë qasje në libra të thjeshtë.

Lexoni dhe aktroni gjatë leximit

Anashkaloni të gjitha pengesat gjatë kohës kur i lexoni fëmiut tuaj. Fëmijët i duan dramat po aq sa edhe të rriturit – në fakt, të vegjëlit mund të pretendojnë të jenë psh. personazh i ujkut të tmerrshëm tek \’Tre derrgucët e vegjël\’ (The Three Little Pigs). Inkurajoni atë, edhe nëse kjo gjë e ngadalëson progresin e tregimit. Fëmiu do ta përjetojë mëshumë tregimin nëse merr pjesë më aktivisht.

Shkoni në bibliotekë

Shkuarjen në bibliotekë e duan madje edhe foshnjat por për vogëlushët është një aventurë e mrekullueshme. Fëmiu juaj mund të zbulojë ndonjë preferencë të re të tij, gjatë leximit të bibliotekistit apo nga fotografitë që ilustrojnë akcionin. Dhe, poashtu kjo është një mundësi e mirë për prindërit dhe fëmijët që të lexojnë dhe shiqojnë tregime të panumërta librash pa shpenzuar në blerje të tyre.

Mos i bëni librat shpërblim

Mos i thuani fëmiut që mund të ndëgjojë tregimin vetëm nëse e han darkën. Nëse e asoconi leximin me sistem të dënimit dhe shpërblimit, nuk do të jetë një përvojë pozitive. Në vend të kësaj, zgjedhni kohën e duhur për të lexuar, si psh kohën para gjumit.

Bëni tregimin e përrallave pjesë të jetës suaj

Promovimi i te lexuarit edhe me i rendesishem sesa te lexuarit e nje libri tradicional. Gjate kohes se ngrenjes apo gjate vozitjes ne makine, tregoni perralla standarde siç mund te jene anekdotat nga femijeria juaj, apo ngjarjet qe kane personazh kryesor femiun tuaj. Beni liber nga vizatimet e femiut tuaj apo nga fotografite e tij te preferuara, dhe sajoni ngjarje lidhur me ato – apo edhe mund ta beni femiun tuaj vet tregimtar.

Demonstroni dashurinë tuaj ndaj librave

Fëmiu juaj dëshiron të ju imitojë. Nëse ai sheh libra rreth shtëpisë dhe nëse e di që ju posa të gjeni momentin do të uleni për të lexuar , ai do të kuptojë që librat janë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Duke demonstruar dashurinë tuaj ndaj librave është më e fuqishme sesa të bëni fëmiun të ulet për të lexuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *