Një grup parandalues për mashtrimet ka paralajmëruar prindërit për një mashtrim të ri ku viktimat marrin një mesazh me tekst, duke i informuar ata se fëmijët e tyre kanë qenë pjesë e një aksidenti.
Mesazhi, është dërguar nën maskën se ka ardhur direkt nga familjarët, duke shpjeguar se telefoni I tyre nuk është në dispozicion dhe se duhet marrë prindërit direkt në atë numër.
Nëse prindi përgjigjet, do të shfaqet një mesazh tjetër, duke u kërkuar atyre të blejnë një kod plotësues dh eta dërgojnë përsëri tek ata.
Sapo kriminelët mashtrues të marrin kodin, do t’u mundësojë atyre të marrin kredinë e shtuar në llogarinë e tyre të telefonit, më duke duke vjedhur paratë e tyre, raporton The Indepedent,transmeton Indeksonline.
Mashtrimi në fjalë mund t’u mundësojë atyre të vjedhin deri në 20 euro.
Sipas qendrës së krimit kibernetik, një mesazh I shpeshtë thotë: Mami, kam provuar të telefonoja por sinjali I telefonit është shumë i dobët, më vjen keq ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Unë jam në lagjen ICU në spital, telefoni im nuk po ndizet dhe ka nevojë të mbushet. Më lajmëro në këtë numër, kur të merrni mesazhin.
Ky mesazh po vazhdon të qarkullojë nga viti I kaluar./Indeksonline/