Jeta me një të posalindur është njëkohësisht emocionuese, por edhe stresuese.
Gjatë javëve të para, janë mijëra pyetje dhe shqetësime që qarkullojnë në mendjen e secilit prind të ri.
Dhe, kjo letër e shkruar nga perspektiva e bebes së posalindur, është “lexim i obligueshëm”, për të gjithë prindërit, sepse iu sjellë një rikujtim perfekt për faktin që gjithçka që ndodhë tani, është e përkohëshme!
Letra është publikuar së fundi për nderë të nënave, në Ayrshire Maternity Unit të Skotlandës, dhe ka prekur secilin prind që e ka lexuar tashmë, shkruan Romper, transmeton Gazeta Shneta.
Këtë mesazh i ëmbël për prindërit është titulluar “Dhjetë rekomandimet e të posalindurit”, dhe ju mund ta lexoni më poshtë:
” Të dashur nënë dhe baba,
Ju lutem mbajeni letrën time në një vend ku mund ta lexoni dhe ta rilexoni çdo herë kur gjërat komplikohen, dhe ju ndiheni keq.
Ju lutem mos prisni shumë nga unë si bebe e posalindur që jam, apo edhe nga vetja juaj si prindër.
Si dhuratë të ditëlindjes na dhuroni vetëm gjashtë javë: Gjashtë javë për mua të rritem, zhvillohem, pjekem, dhe të bëhem më stabile dhe parashikuese. Gjashtë javë për juve që të pushoni, të relaksoheni, dhe t’i jepni kohë trupit tuaj të kthehet në normalitet.
Ju lutem të më ushqeni kur jam e uritur, kur isha brenda mitrës nuk e dija ç’është uria, dhe koha dhe ora nuk kishin asnjë kuptim për mua.
Ju lutem më përqafoni, më mbani, më puthni, prekni, dhe më këndoni. Në mitër isha tërë kohën e përqafuar dhe e mbajtur ngrohtë, dhe asnjëherë nuk kam qenë vetë më parë.
Ju lutem më falni nëse qaj shumë. Unë nuk jam tiran, që është dërguar posaqërisht për të bërë jetën tuaj të mjerueshme, por mënyra e vetëm si di t’iu tregoj se nuk jam e lumtur është vaji, prandaj më duroni për një kohë të shkurtër, derisa të pjekem. Atëherë do të qaj më pak, dhe të shoqërohem më shumë!
Ju lutem gjeni kohë për të kuptuar kush jam, se sa kam dallim nga ju dhe sa shumë gjëra mund të sjellë në jetë brenda jush. Më shikoni me kujdes, dhe unë do t’iu tregoj cilat gjëra më qetësojnë, kënaqin, dhe më ngushëllojnë.
Ju lutem kujtojeni se jam e durueshme dhe mund t’i bëj ballë shumicën e gabimeve të paqëllimshme që bëni me mua. Për derisa i bëni ato nga dashuria, unë nuk lëndohem dot.
Ju lutem mos u zhgënjeni me mua kur të kuptoni se nuk jam bebja perfekte që keni pritur, dhe as mos u zhgënjeni me veten kur të kuptoni se as ju nuk jeni prindi perfekt që keni pritur më parë.
Ju lutem kujdesuni për veten: hani ushiqimin e balancuar, pushoni, dhe ushtroni, në mënyrë që kur të jemi së bashku, të keni durim dhe energji të mjaftueshme për t’u kujdesur për mua. Shërimi i një bebe rrëmujagjike është pushimi më i gjatë për nënën.
Ju lutem kujdesuni për lidhjen tuaj me njëri-tjetrin. Çfarë të mire ka lidhja familjare nëse nuk ka asnjë familje prej vërteti që unë të lidhem.
Mbajeni fotografinë e madhe në mend! Unë do të vazhdojë të jem kështu për një kohë të shkurtër, edhe pse për ju duket si përgjithmonë. Megjithëse ndoshta ua kam kthyer jetën kokëposhtë, ju lutem kujtojani vetes se gjërat do të kthehen në normalitet shumë shpejt.
Kënaquni me mua – Kështu të vogël nuk do të më keni më vonë!” /Gazeta Shneta/