Shpesh gratë shtatzëna anashkalojnë simptoma që ndoshta duken normale gjatë shtatzënisë , por që në fakt janë shumë të rrezikshme.
Një nënë e re së fundmi ndau një mesazh shumë të rëndësishëm rreth rreziqeve të cilat mund të anashkalohen meqë mund të duken si simptoma normale të shtatzanisë, por që në fakt mund të jenë shenja të cilat vrasin beben tuaj.
Shtatzëna Christina DePino, filloi të përjetonte një kruarje irrituese që nuk e linte as të flinte.
“Kruarja ishte aq e ashpër sa që më bënte të zgjohesha nga gjumi dhe të mos mund të kthehesha në krevat; krahët dhe këmbët më ishin bërë me dregëza dhe më rridhnin gjak ” – pohoi DePino për CBS News.
Ajo mendoi që kruarja mund të ishte shenjë normale gjatë shtatzënisë, kështu që ajo vendosi që të kërkonte këshillë nga mediat sociale. Kur lexoi komentet të cilët paralajmëronin se ajo mund të kishte sëmundje serioze dhe që mund t’i vdiste fëmija, vendosi që të shkonte te mjeku.
Pas shumë analizave të bëra, DePino u diagnostifikua me ICP; Intrahepatic Cholestasis (pas javës së 37 të shtatzënisë, gratë rrezikojnë që të preken nga kjo sëmundje e cila mund të shkaktojë që fëmija të lindë i vdekur).
Edhe pse mjeku i sqaroi DePinos që ndërhyrja do të ishte vendimi i saj, meqë ishte e mundur që ajo të mbante fëmijën e saj deri ne javën e fundit të shtatzënisë dhe në fund të lindte fëmijë të gjallë dhe të shëndoshë; ajo vendosi që të bënte ndërhyrje dhe lindi fëmijën e saj 3 javë para kohe, por të gjallë.