E dashura e një piloti të Forcave Ajrore Mbretërore në Britaninë e Madhe, ka shpërndarë një fotografi që ka prekur zemrat e të gjithëve.
Piloti Corrie McKeague është zhdukur më 24 shtator të vitit të kaluar dhe deri më tani policia ka shpenzuar 1 milion dollar duke kërkuar atë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
E dashura e tij e shkatërruar, April Oliver, 21, ka shpërndarë një fotografi bardhë e zi me një mesazh emocionues për fëmijën e saj që pritet të lind.
“Ti më sjellë dhimbje por po aq gëzim. Babai do të ishte krenar për ty, për djalin tim të vogël dhe do të të donte sikurse unë. Ai do të rikthehet, askush nuk mund ta marr”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/