Ndonëse është e vështirë për t’u besuar, është e vërtetë që në shumë kultura përfshirë edhe tonën është tabu të flitet për seksin. Në familje nuk flitet për të, e prindërit mohojnë rolin edukues kur vjen puna tek marrëdhëniet seksuale. Interneti e shumë pak infrmacion i dhënë në shkollë mbeten burimi i vetëm për shumë prej nesh.
Pyetjet seksuale janë ato të bëra më shpesh në motorrët e kërkimit ka vendosur t’i përgjigjet njërës prej tyre: A mundet seksi me partnerë të ndryshëm të ndryshojë formëm e vaginës?
Lauren Streicher, doktor e profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën Feinberg Northëestern në Universitetin e Mjekësisë dhe autor Love Sex Again është përgjigjur për revistën Women’s Health.
Përgjigjia: Qetësohuni! Trupi i femrës është elastike dhe nëse koka e një bebi nuk mund ta “shformojë” atë përgjithmonë një penis nuk mundet kurrësesi.
Vagina e një femre ndryshon fizikisht ndër dekada, dhe në rrethana kur ajo zgjerohet tej normales nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky organ vetëpastrues është po ashtu edhe elastik. Ekzistojnë gjithashtu disa ushtrime të njohura si Kegel të cilat ndihmojnë muskujt e vaginës të forcohen e të rifitojnë elasticitetin nëse femra mendon se e ka humbur.