Janë dashur rreth 50 vjet hulumtime për të ardhur në konstatimin, i cili disa prindërve nuk do t’u pëlqejë.
Studimi ka përfshirë 160 mijë fëmijë dhe ka zbuluar se, sa më shumë që i rrihni fëmijët tuaj, aq më shumë agresiv dhe anti-social do të bëhen, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet janë publikuar nga Gazetën e Psikologjisë Familjare, ku thuhet se rrahja e fëmijëve ka efektet e njëjta me abuzimin ndaj tyre.
Rrahja në studim është përkufizuar si shuplakat ose flakareshat që prindërit ua japin fëmijëve si mësim kur ata gabojnë.
Mirëpo këto goditje nuk e japin efektin që e duan prindërit. Studimi ka gjetur se zakonisht ndodhë e kundërta.
Por sipas një studimi tjetër në Australi në vitin 2012, 39.7 e prindërve mendojnë se rrahja ndonjëherë është e dobishme, përkundër 36 për qind që kanë deklaruar se duhet të përdoret vetëm në situata ekstreme. /Gazeta Shneta/