Studimet e fundit kanë vëretetuar se sezoni gjatë të cilit konceptoni fëmijën tuaj ka një ndikim të rëndësishëm për shëndetin e foshnjës suaj.
Vërtetë ndaj analogjisë me verën, shkëncëtarët kanë vërtetuar se ka një lidhje të çuditshme ndërmjet shëndetit të foshnjave dhe sezonës në të cilën kanë lindur.
Sugjerohet nga studimet se maji është prej muajve më të këqinj për të mbetur shtatëzënë, sipas raportit të Universitetit të Princetonit, ‘’Bebet të cilat konceptohen në këtë muaj dhe lindin në dimër kanë shumë gjasa që të lindin para kohe’’, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu kjo shoqërohet edhe me një sërë problemesh tjera shëndetësore, sikurse është sistemi i dobët imunitar, aftësi e dobët e shikimit dhe dëgjimit, zhvillim i dobët njohës.
Megjithatë në lidhje me peshën e lindjes, vera ishe koha më e mirë për t’u konceptuar.
Periudha ndërmjet qershorit dhe gushtit është koha kur shumica e nënave kanë konceptuar foshnjat e tyre të cilat kanë lindur me peshë më të plotë sesa bebet e tjera./Gazeta Shneta/