Lodhja që lidhet me shtatzëninë zakonisht ndodh në tremujorin e parë, por edhe shpesh rishfaqet gjatë tremujorit të tretë. Lajm i mirë është se ju mund të rrisni nivelet tuaja të energjisë në mënyrë natyrale, duke mbajtur një dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme.
Fillimi i ndjekjes së një dietë anti-inflamatore dhe shmangnia e karbohidrateve, siç është buka e bardhë ju ndihmon në progresimin ndaj lodhjes shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Përcaktoni stërvitjen e përditshme siç është ecja e shpejtë, e cila pothuajse gjithnjë ju bën të ndiheni më mirë, sidomos nëse ecni jashtë. Shtoni nevojën tuaj për më shumë gjumë duke shkuar në shtrat në një orë që realisht ju mundëson të merrni tetë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë dhe përjetoni lodhje të vazhdueshme./Gazeta Shneta/