Nëse keni problem me aknet dhe dëshironi që t’i hiqni qafe njëherë e përgjithmonë, atëherë në këtë artikull do t’i gjeni mënyrat se si t’i evitoni ato.
Dhjetë mënyra për parandalimin e akneve:
Pastrojeni fytyrën
Është e rëndësishme që ta pastroni fytyrën dy herë në ditë edhe nëse nuk keni akne. Fytyrën pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe mos përdorni sapun të fortë, pasi që do të shkaktojë irritim në lëkurën tuaj.
Përdorni hidratues
Shumica e kremrave dhe barërave për ilaçe kanë përbërës që thajnë lëkurën tuaj, për këtë arsye gjithmonë përdorni hidratues, pasi që ndihmon në zvogëlimin e tharjes së lëkurës.
Trajtoni aknet me produkte
Provoni që të trajtoni aknet me produkte, të cilat mund t’i blini pa udhëzues nga mjeku. Kujdes me grimin Nëse vëreni që në fytyrën tuaj po shfaqen akne të reja, atëherë shmangini përdorimit të pudrës.
Keni kujdes çfarë produkte përdorni për flokë
Provoni të mos përdorni produktet me aromë apo vajra në flokët tuaja, pasi që ato mund të rrëshqasin në fytyrën tuaj dhe mund të bllokojnë poret e lëkurës, duke shkaktuar irritim.
Mos prekni fytyrën me duar
Mos e prekni fytyrën tuaj me duar, pasi që kjo mund të përhapë baktere, por edhe rrezikoni të irritoni lëkurën tuaj.
Qëndroni larg diellit
Rrezet ultraviolet të diellit mund të skuqin dhe ta bëjnë me njolla lëkurën tuaj. Për këtë arsye është e këshillueshme që nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 të pasdites të mos dilni shumë në diell.
Kujdes me ushqimet
Duhet t’i shmangni ushqimet që kanë shumë yndyrë si dhe produktet e qumështit, pasi që mund të shkaktojnë akne.
Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet fizike jo vetëm që ndihmojnë trupin tuaj, por edhe lëkurën. Kështu që sigurohuni të bëni ushtrime fizike çdo ditë.
Relaksohuni
Studimet thonë se stresi manifestohet me akne. Kështu që provoni të gjeni problemin që ju shqetëson dhe mënyrën se si ta zgjidhni në mënyrë që të mos shfaqen aknet në lëkurën tuaj./21Media