Ardhja në jetë e fëmijës së dytë është një eksperiencë që më shumë sesa prindërit prek fëmijën e parë. Nëse ky i fundit ende nuk i ka mbushur 3 vjeç keni një punë të madhe përgatitore.
Më poshtë do të lexoni 5 mënyra si të përgatisni fëmijën për ardhjen në jetë të bebit.
LIBRA, LIBRA DHE SHUMË LIBRA
Librat janë gjithnjë një ide e mirë. Lexojini përralla dhe ngulitini idenë që një ditë ata do t’u lexojnë këto përralla motrës apo vëllait.
Tregojini libra me fëmijë të vegjël dhe folini pafundësisht për bebet, se sat ë vogla janë dhe të pambrojtura. Bëjeni të mendojë që ai duhet të kujdeset për vëllain e vogël dhe ai nuk është armiku i tij.
Dilni dhe bëjeni të rrijë afër fëmijëve të vegjël
Vetëm nëse është në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e vegjël ,ai/ ajo do e ketë më të lehtë pranimin e bebit. Mësojini gjëra të rëndësishme si një bebe nuk duhet goditur kurrë dhe nuk duhet precut me forcë.
MOS e diskutoni këtë gjë tepër herët
Sigurohuni që fëmija juaj ta kuptojë çfarë po ndodh me trupin tuaj dhe përgatiteni që në një moment të caktuar në shtëpi do të vijë një motër apo vëlla.
Nëse ai nuk është gati dhe shfaq shenja xhelozie, lërini pak kohë. Pas disa muajsh kur barku të jetë rritur dhe ai të ndjejë lëvizjet e bebit në bark mund t’i kuptojë vërtetë fjalët tuaja.
Vendoseni fëmijën e parë në qëndër të historisë
Ekspertët sugjerojnë se fuqizimi i fëmijës së parë duke e vendosur atë në qëndër të historisë do ua bëjë më të lehtë pranimin.